Futboll

Neymar thotë se vendosi me zemër për vazhdimin e kontratës

Neymar

Sulmuesi brazilian, Neymar, ka vazhduar kontratën me Santosin, klubin ku filloi karrierën e tij. Ai shpreson të kthehet sa më shpejtë në fushë për të siguruar një vend te Brazili për Kupën e Botës 2026.

Neymar ka thënë se dëgjoi zemrën kur vendosi ta vazhdoj kontratën. 

“Mora një vendim dhe dëgjova zemrën time. Santosi nuk është vetëm ekipi im, është shtëpia ime, rrënjët e mia, historia ime dhe jeta ime”, tha ylli 33-vjeçar i futbollit në një deklaratë për klubin. 

Neymar u rikthye në klubin e tij në fund të muajit janar.