Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Neymari kthehet te Brazili pas 16 muajsh

Neymar Jr.

Ylli i futbollit, Neymar, do të kthehet te Përfaqësuesja e Brazilit pas një kohe shumë të gjatë, shkaku i lëndimeve që e lanë jashtë fushës për afro një vjet e gjysmë.

Përzgjedhësi Dorival Junior njoftoi të enjten se 33-vjeçari do të ftohet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Kolumbisë dhe Argjentinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neymari u lëndua rëndë në gju në ndeshjen në udhëtim ndaj Uruguait në tetor të vitit 2023, gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Prej asaj kohe nuk ka luajtur për pesë herë kampionin e botës.

Nga muaji shkurt, Neymari është pjesë e Santosit, pasi iu bashkua nga skuadra Al Hilal e Arabisë Saudite.

Neymari në futbollin elitar në atë vend, pati mungesa të shumta shkaku i lëndimeve dhe më pas vendosi të largohej.

Në kualifikimet e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës, Brazili është i pesti me 18 pikë nga 12 ndeshje.

Gjashtë ekipet e para kualifikohen në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.