Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka luajtur deri në minutën e 83-të për Mallorcan që barazoi 1:1 në shtëpi kundër Levantes.
Ndeshja Mallorca – Levante u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së dhjetë në La Liga të Spanjës.
Golin e barazimit, Mallorca e shënoi nëpërmjet Pablo Maffeos në minutën e 79-të.
Etta Eyong shënoi golin për Levanten në minutën e 22-të.
Mallorca e Levante kanë nga nëntë pikë.