Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një prej anëtareve të ekipit të Iranit ndryshon mendje për azilin në Australi

Iran

Njëra prej shtatë anëtareve të ekipit të Iranit në futboll, që iu ofrua azil në Australi, ka ndryshuar mendje. Kjo ka bërë që zyrtarët australiënë ta ndryshojnë vendqëndrimin e gjashtë anëtareve të tjera, pasi ajo që ndryshoi mendjen zbuloi lokacionin për ambasadën e Iranit.

Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Tony Burke, ka thënë se gruaja që bëri kërkesë për vizë të martën mbrëma, është konsoltuar me anëtarët e ekipit që tashmë janë larguar nga Australia dhe ka kërkuar të bashkohet me ta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për fat të keq, duke marrë këtë vendin, ajo është këshilluar nga bashkëlojtaret dhe trajneri që të kontaktojë ambasadën e Iranit. Dhe menjëherë kam kërkuar që të tjerat të lëvizen për në një vend tjetër”, ka thënë Burke.

Vendi ku po qëndrojnë lojtaret që kërkuan azil po mbahet sekret, për të pamundësuar ndonjë përpjekje që ato të kthehen me forcë në Iran, shkruan CNN.

Frika u rrit për lojtaret e Iranit pasi ato nuk e kënduan himnin kombëtar gjatë një ndeshje në Australi javën e kaluar. Dhe një komentator në Iran i quajti ato tradhtare, ndërsa kërkoi masa më të rrepta.

Në dy ndeshje të tjera futbollistet e Iranit kënduan himnin, por u bë presion që Australia të ofrojë azil për ekipin. Madje këtë e kërkoi edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Por vetëm gjashtë anëtare kërkuan azil në Australi.

Irani u ka kërkuar të gjitha lojtareve që të kthehen në shtëpi.