Kalimi i Granit Xhakës te Sunderlandi në afatin kalimtar të kësaj vere i befasoi shumë tifozë.
Xhaka vendosi t’i bashkohet skuadrës që u promovua në Premier League këtë edicion, Sunderland. Kapiteni i Zvicrës te Sunderlandi u transferua nga nënkampioni gjerman, Bayer Leverkusen për 15 milionë euro.
Menaxheri i Xhakës, Jose Noguera, në një intervistë të martën për “Flashscore”, tregon se çfarë e shtyu mesfushorin shqiptar të kthehej sërish në elitën angleze të futbollit. Ai shtoi se Xhaka para se të merrte vendim për Sunderlandin i refuzoi tre oferta të mëdha.
“Xhaka kishte shumë interes nga klubet e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve dhe refuzoi tre oferta të mëdha për t’u bashkuar me Sunderlandin këtë verë. Xhaka zakonisht luan në klube ku bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve, tituj lige, finale kupash etj. Megjithatë, ai donte të provonte diçka të re sepse dëshiron të bëhet trajner në të ardhmen. Kështu që ai e sheh këtë si një përvojë të re për të mësuar. Biseda e parë ishte në telefon me pronarin, Kyril Louis-Dreyfus, i cili është gjithashtu nga Zvicra dhe shumë i ri. Xhaka u lidh shumë mirë me Louis-Dreyfus dhe e pëlqeu vizionin që iu prezantua”, u shpreh Xhaka.
32-vjeçari me Sunderlandin ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
Xhaka në Premier League është paraqitur edhe për Arsenalin nga viti 2016 deri në vitin 2023.