Real Madridi i ka arkëtuar pikët e plota të shtunën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të La Ligas. Reali fitoi 3:1 në shtëpi ndaj Villarrealit.
Vinicius Junior e realizoi golin e parë në minutën e 47-të.
Braziliani Vinicius e shënoi edhe golin e dytë nga penalltia në minutën e 69-të.
Georges Mikautadze e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 73-të.
Por Reali reagoi shpejtë dhe tetë minuta më pas e shënoi edhe golin e tretë.
Realizator i golit ishte Kylian Mbappe.
Te Villarreali në minutën e 77-të, Santiago Mourino, u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Reali ka 21 pikë kurse Villarreali ka 16 pikë.