Futboll

Nuk mjaftojnë dy golat e Muriqit, mposhtet Mallorca

muriqi

Sulmuesi Vedat Muriqi shënoi dy gola për Mallorcan të hënën mbrëma. Por dy golat e shënuar, nuk i mjaftuan Mallorcas. Ekipi i Muriqit humbi 3:2 nga Espanyoli në udhëtim.

Ndeshja Espanyol – Mallorca i takoi xhiros katërt të La Ligas.

Muriqi shënoi për 2:1 nga penalltia në minutën e 45-të, kurse golin për 2:2 e shënoi në minutën e 65-të. Golin e dytë personal e shënoi me kokë. Por Espanyoli, ndonëse me një lojtar më pak në fushë në pjesën e dytë, shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 81-të. Kike Garcia shënoi nga penalltia, derisa dy golat e parë për Espanyolin e shënuan Pere Milla në minutën e 20-të dhe Roberto Fernandez në minutën e 34-t.

Muriqi ka shënuar tri gola këtë edicion me fanellën e Mallorcas.