Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ochoa do të pensionohet pas pjesëmarrjes në Botërorin e gjashtë

ochoa

Guillermo Ochoa, njëri prej portierëve më ikonikë në histori të Meksikës, do t’i jap fund karrierës menjëherë pas Kupës së Botës.

40-vjeçari do të luajë para tifozëve të tij dhe më pas do t’i jap fund karrierës. Ai i takon një grupi shumë të vogël, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, që do të garojë në Kupën e gjashtë të Botës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ochoa fillimisht garoi në “Gjermania 2006”. Luajti më pas për Meksikën në Afrikë, Brazil, Rusi dhe Katatar.

Gjatë karrierës 22-vjeçare, Ochoa në nivel klubesh ka mbrojtur në Francë, Spanjë, Belgjikë, Italia dhe Portuali. Aktualisht është tek AEL Limassol në Qipro.

Ochoa pritet të jetë prej kapitenëve të Meksikës në Botëror, por nuk dihet nëse do të jetë startues.