Futboll

Osmani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Malishevës

Qatip Osmani

Qatip Osmani nuk është më trajner i Malishevës. Osmani ka ofruar dorëheqje pas humbjes 5:0 nga Ballkani, ndërsa ajo është pranuar nga kryesia e klubit.

Malisheva të martën pësoi në shtëpi nga Ballkani. Asistenët e Osmanit, Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj, po ashtu janë larguar.

Malisheva ka njoftuar se është duke punuar për të caktuar kryetrajnerin e ri.

Osmani është nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka karrierë shumë të suksesshme në këtë vend si trajner. E ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në shumë etapa, ndërsa ishte edhe në krye të Renovës e Strugës. E ka drejtuar edhe Vllazninë e Shkodrës.

Në Kosovë punoi për herë të parë.