Mbrojtësi Raddy Ovouka ka thënë se Celje është skuadër e fortë, por Drita do të mundohet të paraqitet sa më mirë për të marrë rezultat pozitiv.
Ovouka është prej lojtarëve kryesorë te skuadra kampione në fuqi e Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se është i lumtur që e ka besimin e plotë te trajneri Zekirija Ramadani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do të luajmë ndaj një ekipi të madh. Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Jemi gati për atë lojë. Ka qenë shumë e rëndësishme për të gjithë që të luajmë në Ligën e Konferencës. Përgatitemi për lojë, kemi punuar shumë dhe për këtë arsye jemi këtu sot. Do ta jap më të mirën. Jam i lumtur që trajneri e ka besimin në mua dhe unë do ta jap më të mirën. Të gjithë jemi të gatshëm për lojën e nesërme”, deklaroi Ovouka në konferencën për shtyp.