Lionel Messi tentoi të realizonte me gjuajtje “panenka” nga penalltia, në duelin e fundit që Inter Miami e humbi 3:0 në udhëtim te Charlotte FC.
Dhe menjëherë pas dështimit, kanë nisur krahasimet e argjentinasit me Cristiano Ronaldon lidhur me goditjet nga pika e bardhë.
Messi ka ekzekutuar 145 penallti në karrierë. I ka realizuar 113 dhe ka dështuar në 32 prej tyre. Ka qenë i saktë në 77.93 për qind të gjuajtjeve nga pika e bardhë.
Ronaldo ka gjuajtur 210 penallti, ndërsa i ka realizuar 177, duke dështuar 33 herë. Ka mesatare të shënimeve të golave nga penalltia prej 84.29 për qind.
Ishte dështimi i parë i Messit nga penalltia në afro tre vjet.
Për herë të fundit kishte dështuar të shënonte në ndeshjen ndaj Polonisë në fazën grupore të Kupës së Botës 2022.