Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pedro vazhdon kontratën me Lazion

Pedro vazhdon kontratën me Lazion

Klubi italian, Lazio, ka njoftuar të hënën për vazhdimin e kontratës me Pedro Rodriguezin.

Pedro do të luajë për ekipin nga Roma deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pedro gjatë karrierës ka fituar gjithë trofetë e mundshëm. Për Lazion ka luajtur 176 ndeshje dhe ka realizuar 34 gola. Te Lazio vlerësohet shumë.

Pedro 37-vjeçar, është te Lazio nga viti 2021. Kulmin e ka arritur te Barcelona, ku luajti prej vitit 2008 deri në vitin 2015. Ishte më pas te Chelsea dhe te Roma. Për Spanjën, sulmuesi i krahut ka luajtur 65 ndeshje dhe ka realizuar 17 gola.