Futboll

Pesë lojtarët që duhet përcjellë në Botërorin e klubeve

Samu Aghehowa

Derisa Kupa e Botës për Klube është në prag, “Sports.Yahoo” ka zgjedhur pesë lojtarët të cilët duhet përcjellë në këtë turne.

Samu Aghehowa i Portos është prej lojtarëve që mund të shkëlqejnë.

20-vjeçari që luan si sulmues realizoi 25 gola në të gjitha garat për Porton.

Pas tij është Emam Ashour që paraqitet tek Al Ahly i Egjiptit. Mesfushori egjiptian ka kontribuuar me 13 gola e 5 asistime në 26 paraqitje në këtë sezon për ekipin e tij. Al Ahly e fitoi Championsin e Azisë dhe Premier Leaguen e Egjiptit.

Obed Vargas luan te Seattle Sounders në SHBA, dhe është tjetër emër që duhet të përcillet me kujdes.

Pavarësisht se është vetëm 19-vjeçar, ai është shumë i mirë në pasime dhe është inteligjent.

Mauricio i Palemirasit brazilian konsiderohet si njëri prej shpresave më të mëdha në futbollin e Amerikës së Jugut. Kreativiteti dhe vizioni i tij për lojë ka qenë vendimtar për Palemirasin. 23-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 15 paraqitje.

I pesti në renditje është Franco Mastantuono i River Plates, që është prezantuar tashmë si lojtar i ri i Real Madridit.

17-vjeçari ka pjekuri të madhe në lojë dhe vlerësohet me lojtarë si Diego Maradona e Pablo Aimar.