Mbrojtësi Bujar Pllana pritet të jetë pjesë e Shqipërisë në të ardhmen.
Në faqen zyrtare të FIFA-s tashmë është zyrtarizuar ndryshimi i federatës për Pllanën. Ai nga Federata e Futbollit të Kosovës ka kaluar, përkatësisht është bërë, anëtar i Federatës Shqiptare të Futbollit. Rrjedhimisht nuk ka pengesë që tash e tutje të luajë për Shqipërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPllana është nga Mitrovica dhe ka nisur karrierën te klubi Australia. Luajti më pas te Trepça ’89 dhe për Feronikelin e Prishtinën, ndërsa në vitin 2023 iu bashkua Slaven Belupos në Kroaci. Prej vitit 2024 është te Lechia Gdansk në Poloni.
24-vjeçari është paraqitur për Kosovën U19 dhe U21.
Pikërisht me Poloninë Shqipëria luan në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror.
Ndeshja është më 26 mars në Varshavë.