Futboll

Polonia kthehet te fitorja, mposht Finlandën

Polonia - Euro 2024

Pas barazimit 1:1 me Holandën të enjten, Përfaqësuesja e Polonisë është kthyer te fitorja në kualifikimet e Botërorit 2026. 

Polonia të dielën mbrëma fitoi 3:1 ndaj Finlandës. 

Matty Cash shënoi për 1:0 në minutën e 27-të. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Robert Lewandowski, e shënoi golin e dytë. 

Lewandowski asistoi edhe te goli i tretë të cilin e realizoi Jakub Kaminski në minutën e 55-të. 
Golin e vetëm të Finlandës e shënoi Benjamin Kallman në minutën e 88-të. 
Polonia dhe Finlanda janë në Grupin G së bashku edhe me Lituaninë, Holandën dhe Maltën.