Futboll

Portieri Muriq në formacionin e javës në Itali

Arijanet Muriq

Portieri i Sassuolos, Arijanet Muriq, ka zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë në Serie A.

Muriq ishte prej më të mirëve në ndeshje në fitoren 1:0 të Sassuolos të premten e kaluar ndaj Hellas Veronas.

Reprezentuesi i Kosovës u dallua për pritjet ndaj Veronas. Kishte nëntë pritje e po ashtu 47 prekje të topit me këmbë.

Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.

Muriq është i padiskutueshëm në portën e klubit italian por edhe te përfaqësuesja e Kosovës.

26-vjeçari Muriq me Sassuolon këtë edicion ka zhvilluar pesë paraqitje në kampionatin italian.

Portieri shtatlartë ka pranuar lëvdata nga trajneri i Sassuolos, Fabio Grosso për paraqitjet e fundit.

Ai te klubi elitar italian u transferua në verë në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni nga Ipswich Towni.