Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Porto fiton titullin pas katër vjetësh

porto

Porto e ka siguruar titullin e kampionit të Portugalisë me fitoren 1:0 ndaj Alvercas. Porto u shpall kampione dy xhiro para fundit të kampionatit portugez, ndërsa mbrojtësi veteran Thiago Silva ka shtuar një tjetër trofe në karrierën impresive.

Dy xhiro para fundit, Porto i ka nëntë pikë më shumë se Benfica e vendit të dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jan Bednarek e shënoi golin e fitores. Për Porton është titulli i parë që nga viti 2022. Gjithsej ka fituar 31 tituj kampioni. Benfica është klubi më i suksesshëm me 38 tituj.

Për mbrojtësin brazilian, Thiago Silva, është trofeu i 33-të në karrierë. 41-vjeçari u kthye te Porto më 25 dhjetor të vitit të kaluar.