Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Potter vazhdon kontratën me Suedinë

Graham Potter

Trajneri anglez i futbollit, Graham Potter, do të mbetet gjatë në krye të përfaqësueses së Suedisë. Potter ka vazhduar kontratën deri në vitin 2030.

Lajmi për vazhdimin e kontratës me trajnerin 50-vjeçar e ka bërë të ditur të enjten Federata e Futbollit e Suedisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Potter e drejtoi Suedinë në dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026. Përfundoi e fundit në grup me Zvicrën, Kosovën dhe Slloveninë. Suedia është në plejofin e Kupës së Botës falë suksesit në Ligën e Kombeve.

Në gjysmëfinale të plejofit, Suedia më 26 mars përballet me Ukrainën. Nëse e fiton atë ndeshje, finalen kundër Polonisë ose Shqipërisë e luan në shtëpi pesë ditë më vonë.