Liverpooli hyn në vikend si kryesues i Premier Leagues me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tri më shumë se Manchester City i vendit të tretë.
“Të kuqtë” i pret ballafaqimi i vështirë të dielën, kur nga ora 16:30 luajnë në “Old Trafford” te Manchester Unitedi.
Por një rezultat negativ do të mund ta ndryshonte tabelën.
Manchester City udhëton te Crystal Palace të shtunën, në ndeshjen që nis në orën 13:30.
Ndërkohë, Arsenali nga ora 18:30 luan në udhëtim te Brightoni.
Këto ballafaqime i takojnë xhiros së 32-të të elitës angleze.
Liverpooli e humbi titullin për një pikë në edicionin 2021/22, por tani është në pozitë të mirë për ta fituar ligën për herë të 20-të në histori.
Unitedi e mposhti Liverpoolin 4:3 në klasiken e zhvilluar në Kupën FA muajin e kaluar.
Unitedi është në pritje të Casemiros, Jonny Evansit dhe Raphael Varanes, nëse ata do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.
Victor Lindelof, Lisandro Martinez dhe Luke Shaw vazhdojnë të mungojnë.
Ndërkohë, Liverpoolit i është kthyer Wataru Endo, kurse Trent Alexander-Arnold, Alisson dhe Diogo Jota nuk janë të gatshëm për lojë për shkak të lëndimeve.