Futboll

Presidenti i FFK-së takohet edhe me një talent në Basel

Leon Avdullahu

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka publikuar një fotografi me një tjetër futbollist të talentuar. 

Pas publikimit të një fotografie me talentin e Hoffenheimit, Leon Avdullahu, Ademi ka publikuar fotografi edhe me mesfushorin kosovar që luan për Zvicrën U19, Demir Xhemalija.

“Me talentin 19-vjeçar nga Kosova, Demir Xhemalija, lojtar i FC Basel dhe kapiten i Kombëtares së Zvicrës U-19. I urova suksese tutje në karrierë. Demiri është një futbollist fantastik dhe një djalë i mrekullueshëm nga një familje shumë e mirë”, shkruan Ademi në postimin e tij në rrjetet sociale.

Xhemalija në disa ndeshje për U19 e Zvicrës ka mbajtur shiritin e kapitenit. 19-vjeçari për Zvicrën u19 ka luajtur 16 ndeshje. Ka luajtur edhe për Zvicrën U17 dhe U16.