Klubi i futbollit Prishina e Re, ka dalë me komunikatë pas humbjes 1:0 nga Ballkani të mërkurën në xhiron e 25-të të Superligës në futboll.
Në komunikatën e Prishtinës së Re thuhet se janë dëmtuar në tre ndeshje, e që sipas tyre kanë “pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kemi reaguar, sepse ‘njerëzit edhe mund të gabojnë”, thuhet në komunikatë, duke renditur ndeshjet ku sipas tyre janë dëmtuar.
Prishtina e Re thotë se në ndeshjen ndaj Drenicës është anuluar gol i rregullt “për një faull të paqenë”.
Në ndeshjen ndaj Ferizajt, Prishtina e Re thotë se u është anuluar goli i dytë “me një pozitë jashtë loje të paqenë”.
“Sot kundër Ballkanit nuk referohet penallti ndërhyrja ndaj lojtarit tonë, Rudaj, në minutën 70. Megjithëse edhe në pamjet video shihet qartë ndërhyrja dhe nuk lë vend për dyshime, për çudi referi gjykon krejt të kundërtën”.
Prishtina e Re insiston se ndërhyrja e lojtarit të Ballkanit ndaj lojtarit Rudaj, ishte penalti klasike.
“Është e vërtetë se jemi në pozitë të vështirë, por gara është ende e hapur për mbijetesë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë e as favore, por kur kemi të drejtë, mos na dëmtoni. Nuk ua kemi borxh! Në raste si ky i yni, referat duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm, pavarësisht se si renditen ekipet në tabelë. Është hera e parë që reagojmë dhe ky reagim nuk do të duhej të kalonte në heshtje e pa përgjegjësi. Ne duam që referimi të respektohet, por po ashtu duam që e drejta të ndahet në fushë ashtu siç i takon secilit, të barabartë dhe pa anime”, shkruan në fund të komunikatës së Prishtinës së Re.