Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtinës i zbutet dënimi, ndaj Ballkanit luan me shikues

Prishtina e Re

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar të enjten gjatë ditës se ndeshja derbi ndaj Ballkanit do të luhet me praninë e shikuesve.

Klubi “bardhekaltër” ka shkruar në faqen zyrtare se Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 19 mars, ka marrë vendim që ta zbusë dënimin e shqiptuar më herët. Me vendimin e ri, dënimi me dy ndeshje pa praninë e shikuesve është reduktuar në vetëm një ndeshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prishtina u dënua më herët pasi pas përfundimit të derbit me Dritën, tifozët prishtinas kaluan rrethojat dhe u nisën në drejtim të tifozëve gjilanas me synim që të përleshen.

Ai ballafaqim kishte përfunduar 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja Prishtina – Ballkani luhet më 21 mars dhe i takon xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ky ballafaqim do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 13:00.

Prishtina pas gabimeve së fundmi ka mbetur prapa në garën për titull. I ka 38 pikë në pozitën e katërt. Ballkani dhe Drita janë lidere me nga 45 pikë, kurse Gjilani është i treti me 39 pikë.

Për shkak të ecurisë negative të rezultateve prej tri humbjeve e dy barazimeve në pesë ndeshjet e fundit, trajneri Afrim Tovërlani dha dorëheqje.

Skuadrën deri në fund të edicionit do ta udhëheqë tekniku 44-vjeçar, Alban Dragusha.