Mbrojtësi portugez, Nuno Mendes, është përballur me fyerje raciste në fitoren 3:1 të Paris Saint-Germainit ndaj Brestit, të shtunën. Për këto komente raciste, gjiganti francez i ka dal në mbrojtje portugezit.
“Paris Saint-Germaini nuk toleron racizmin, apo ndonjë formë tjetër diskriminimi. Fyerjet racore drejtuar Nuno Mendesit janë krejtësisht të papranueshme. Ne qëndrojmë pranë Nunos dhe të gjithë atyre që janë prekur dhe po punojmë me autoritetet dhe shoqatat përkatëse për të siguruar që autorët të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”, ka njoftuar PSG-ja, shkruan të hënën “Reuters”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari me Parisin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.