Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

PSG-ja mposhtet nga Monaco në derbi

Monaco

Paris Saint-Germaini është mposhtur në derbin e zjarrtë francez nga Monaco në “Parkun e Princave” dhe ka lëshuar pikë në garën për titull kampioni.

PSG-ja të premten mbrëma në xhiron e 25-të të Ligue 1 të Francës, humbi 3:1 në shtëpi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Maghnes Akliouche në minutën e 27-të dhe Aleksandr Golovin në minutën e 55-të shënuan për 2:0 në të mirë të Monacos.

Bradley Barcola e ngushtoi rezultatin në 2:1, pas golit të shënuar në minutën e 71-të.

Por në minutën e 73-të, për 3:1 shënoi Folarin Balogun, dhe ia siguroi fitoren Monacos që tani ka 40 pikë në vendin e pestë. Nga 40 pikë i kanë edhe Lille e Rennes, por me një ndeshje më pak të luajtur.

PSG-ja lidere i ka 57 pikë, katër më shumë se Lensi i vendit të dytë, që do të luajë ndaj Metzit të dielën.