Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germaini, ka njoftuar një ditë pas disfatës 2:1 në shtëpi nga Bayern Munichu se Hakimi ka pësuar lëndim të rëndë në nyjën e këmbës së majtë dhe do të mungojë disa javë.
Hakimi u lëndua rëndë pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Luis Diaz të martën mbrëma. Diaz më pas u përjashtua nga loja. E gjitha kjo ndodhi në fundin e pjesës së parë. Kolumbiani pas ndeshjes ka kërkuar falje për ndërhyrjen e ashpër.
Lëndim në pulpë ka pësuar edhe Ousmane Dembele, i cili u desh të zëvendësohej në minutën e 25-të. PSG-ja nuk do ta ketë në radhët e veta për disa javë as Nuno Mendesin që u lëndua në gju.