Futboll

PSV-ja po befasohet nga Royale Union në Eindhoven

Promise Akinpelu

Skuadra belge, Royale Union, ka shënuar dy gola ndaj skuadrës së njohur holandeze, PSV Eindhoven. Pjesa e parë e ndeshjes së parë të Championsit për edicionin 2025/26, përfundoi 2:0 në të mirë të ekipit beleg.

Promise Akinpelu në minutën e 9-të shënoi golin e parë. Ai realizoi nga penalltia.

Golin për 2:0 e shënoi Anouar Ait El Hadj në minutën e 39-të.

Ndeshja po luhet në Eindhoven të Holandës.

Royale Union “shkel” PSV-në në Eindhoven

1 o. më parë / 16 sht 2025 20:48
Royale Union

Kampioni i Belgjikës, Royale Union, ka mposhtur kampionin e Holandës, PSV Eindhovenin me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Philips Stadion” të martën mbrëma.

Promise Akinpelu në minutën e nëntë realizoi nga penalltia për 1:0, kurse në minutën e 39-të për 2:0 shënoi gol Anouar Ait El Hadj. Golin e tretë për belgët e shënoi Kevin Mac Allister në minutën e 81-të.

Vendësit shënuan golin e nderit në minutën e 90-të. Ruben van Bommel shënoi golin e vetëm për PSV-në.

Royale Union e pret Newcastlen në xhiron e dytë, kurse PSV-ja luan në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit. Ndeshjet luhen më 1 tetor.

PSV-ja pëson edhe golin e tretë

1 o. më parë / 16 sht 2025 20:33
Royale Union

PSV Eindhoveni ka pësuar edhe golin e tretë nga skuadra belge, Royale Union.

Golin për 3:0 e shënoi Kamiel Van De Perre në minutën e 81-të.