Futboll

Qamili shënon gol në fitoren e Maqedonisë së Veriut

Lirim Qamili

Lirim Qamili e ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e tretë zyrtare.

Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma e mposhti Letoninë në Riga me rezultatin 3:0, në ndeshjen e Grupit C4 të Ligës së Kombeve.

Jani Atanasov shënoi në minutën e 35-të për 1:0, kurse Qamili që hyri në lojë në minutën e 66-të, shënoi pas katër minutash.

Qamili është 26-vjeçar dhe luan për Sonderjysken në elitën e futbollit danez.

Golin e fundit në ndeshje e realizoi Elif Elmas, në minutën e tretë të kohës shtesë.

Te Maqedonia e Veriut u aktivizuan edhe kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Isnik Alimi.

Maqedonia e Veriut i prinë grupit me shtatë pikë në tri ndeshje. Letonia mbetet me tri pikë.