Kampioni i Azerbajxhanit, Qarabag, humbi të mërkurën mbrëma nga Ferencvaroshi 3:2. Por falë fitores 3:1 në ndeshjen e parë të plejofit, Qarabagu siguroi paraqitjen në Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/2026.
Qarabagu siguroi paraqitjen në garën kryesore kontinentale të UEFA-s me rezultat të përgjithshëm 5:4.
Në rrethin e tretë kualifikues të Championsit, Qarabagu kishte eliminuar Shkëndijën e Tetovës.