Mesfushori Ylber Ramadani është shfaqur i emocionuar pasi siguroi mbijetesën në Serie A me Leccen.
Në konferencë për shtyp pas fitores 1:0 ndaj Genoas të dielën, Ramadani, ka thënë se Lecce ia kujton Shqipërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam thellësisht i lidhur me këtë tokë, më kujton Shqipërinë time. Çdo ditë që kam kohë të lirë, kthehem në shtëpi dhe kthehem menjëherë këtu. Këtë javë kam pasur disa probleme me gjurin, kështu që shtrëngova dhëmbët për të luajtur, pasi doja të isha në fushë”, ka thënë Ramadani ndër të tjera në konferencë.
Ramadani është lider i Lecces.
30-vjeçari ka shënuar një gol në 37 ndeshje në edicionin 2025/2026.