Diant Ramaj mund të bëhet portieri i parë te Borussia Dortmundi.
Në Gjermani ka raportime se portieri i parë i Dortmundit, Gregor Kobel, mund të transferohet në Angli.
Interesim për Kobelin kanë shprehur Newcastle dhe Chelsea. Nëse Kobel largohet, atëherë vendin e tij do ta zë Ramaj.
Portieri Ramaj kompletoi në janar transferimin te Dortmundi. Ramaj u ble për 5 milionë euro nga Ajaxi dhe menjëherë u dërgua në huazim te Copenhageni për të fituar eksperiencë.