Finalisti i Ligës së Kampionëve të Evropës, Interi, mori vetëm një pikë në ndeshjen me skuadrën meksikane, Monterrey.
Në natën mes të martës e së mërkurës, Monterrey e Interi luajtën 1:1 në Pasadena, në praninë e 40 mijë shikuesve. Ndeshja i takoi Grupit E të Kampionatit Botëror për Klube.
Mbrojtësi i njohur spanjoll, Sergio Ramos shënoi për epërsinë 1:0 të ekipit meksikan në minutën e 25-të. Lautaro Martinez barazoi në 1:1 në minutën e 42-të.
Kristjan Asllani luajti deri në minutën e 68-të për ekipin italian.
Kjo ishte ndeshje debutuese për trajnerin e ri të Interit, Christian Chivu. Tek Interi startuan shtatë lojtarë që ishin në përbërjen bazë në finale të Championsit.
Në ndeshjen e parë të Grupit E, River Plate fitoi 3:1 ndaj Urawa Red Diamonds të Japonisë.