Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Refuzohet ankesa e Prishtinës së Re, mbetet i vlefshëm rezultati i ndeshjes me Drenicën

pr

Prishtina e Re nuk e ka fituar në tavolinë ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës ndaj Drenicës.

Ndeshja në fushën e blertë kishte përfunduar 0:0, por Prishtina e Re pretendoi fitore me rezultat zyrtar, me arsyetimin se Drenica aktivizoi një lojtarë pa të drejtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por të martën Komisioni i Garave ka refuzuar kërkesën e Prishtinës së Re. Kështu rezultati i arritur në fushë mbetet i vlefshëm.

“Komisioni i Garave ka shqyrtuar ankesën e parashtruar nga klubi i futbollit Prishtina e Re, me pretendimet se në ndeshjen e zhvilluar më 2 nëntor, klubi Drenica ka aktivizuar në mënyrë të parregullt lojtarin Altin Vojvoda duke theksuar se i njëjti nuk ka figuruar në protokollin zyrtar të ndeshjes në sistemin ‘My FFK’. Komisioni i Garave, pasi ka shqyrtuar të dhënat zyrtare nga sistemi ‘MyFFK’, ka konstatuar se Altin Vojvoda, figuron i regjistruar për klubin FC Drenica, për edicionin garues 2025/2026 në sistemin zyrtar të FFK-së. Nga verifikimi i protokollit zyrtar të ndeshjes në sistemin ‘My FFK’, rezulton se lojtari Altin Vojvoda është i evidentuar në listën zyrtare të lojtarëve të FC Drenica për atë ndeshje, me numër të fanellës 11. Pra, në bazë të këtyre të dhënave zyrtare pretendimi i klubit ankues nuk gjen mbështetje faktike”, shkruan në vendim.