Rodrygo ka shënuar dy gola për të ndihmuar Real Madridin që të bëj edhe një hap drejt titullit të kampionit në Spanjë.
Të dielën mbrëma Madridi fitoi 2:0 ndaj Athletic Bilbaos, në kuadër të xhiros së 30-të të La Ligas.
Rodrygo shënoi për 1:0 që në minutën e tetë, me asistim të Brahim Diazit.
Braziliani 23-vjeçar e shënoi golin për 2:0 në minutën e 73-të. Jude Bellingham ishte asistues.
Reali udhëheq në tabelë me 75 pikë. Barcelona është e dyta me 67, ndërsa Girona e treta me 65.
Athletic Bilbao mban pozitën e katërt me 56 pikë.