Roma i humbi dy ndeshjet e fundit në Serie A. Por të hënën mbrëma mposhti Comon me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A.
Për Comon ishte humbja e tretë rresht.
Golin e vetëm e shënoi Wesley França në minutën e 60-të.
Mërgim Vojvoda mbeti në stol te Como, që zë vendi ne shtatë me 24 pikë.
Roma zë vendin e katërt me 30 pikë.