Futboll

Ronaldo shënon gol në fitoren e Al-Nassrit

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë.

Ronaldo realizoi gol në fitoren e Al-Nassrit të shtunën pasdite.

Al-Nassri e mposhti skuadrën Neom SC me rezultatin 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të elitës së futbollit arab.

40-vjeçari Ronaldo shënoi për 2:0 në minutën e 65-të nga penalltia.

Portugezi tashmë numëron 953 gola në karrierë.

Golat e tjerë për Al-Nassrin i shënuan Angelo dhe Joao Felix.

Al-Nassri i prin tabelës me 24 pikë. Neom SC e zë vendin e shtatë me 13 pikë.


Ronaldo shënon sërish për Al-Nassrin

Cristiano Ronaldo ka shënuar tjetër gol për skuadrën e Al-Nassrit.

Al-Nassri është duke e mposhtur 2:0 skuadrën Neom SC. Aktualisht është duke u zhvilluar minuta e 70-të.

Ronaldo e shënoi golin e dytë nga penalltia.

Është goli i 953-të në karrierë.