Legjenda e futbollit, braziliani Ronaldo synon të bëhet president i Federatës së Futbollit të Brazilit.
48-vjeçari synon ta kthejë Brazilin në majën e futbollit botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën për president.
“Kam 100 arsye, por kryesorja është që ta kthejmë respektin për futbollin e Brazilit në botë”, ka thënë Ronaldo për “Globesporte”.
Për ta zëvendësuar Ednaldo Rodriguesin në marsin e vitit 2026, Ronaldos i duhet përkrahja nga të gjitha federatat regjionale në Brazil, që kanë shumicën e votave.
Ai ka “plane të jashtëzakonshme” që dëshiron t’i prezantojë gjatë muajve të ardhshëm.
“Do të udhëtoj përreth Brazilit”, ka premtuar kampioni botëror nga viti 1994 e 2002.