Futboll

Cristiano Ronaldo vazhdon kontratën me AlNassr

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka vazhduar kontratën për dy vjet me klubin e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Kontrata e yllit të Portugalisë i jep mundësi të luajë të paktën deri në moshën 42-vjeçare dhe do t’i japë atij mundësinë të thyejë rekorde të tjera në karrierë.

“Një kapitull i ri fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le të bëjmë histori së bashku”, ka shkruar Ronaldo të njëjtën në rrjetet sociale.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u transferua nga Manchester United në Arabinë Saudite në fund të vitit 2022 në një nga transferimet më të mëdha në historinë e futbollit.

Ronaldo 40-vjeçar, në total fitoi 200 milionë euro, ndërsa ka shënuar 99 gola në 105 ndeshje për Al Nassr.

Ronaldo ishte ylli i parë i madh i futbollit që pranoi të transferohet në Riad dhe ndikoi në largimin e një numri të madh lojtarësh të nivelit të lartë nga Evropa, përfshirë Neymarin dhe Karim Benzeman.

Ronaldo në fund të sezonit që përfundoi muajin e kaluar shkroi se “kapitulli ka mbaruar”. Ngjalli shumë spekulime për një largim të mundshëm. Por njoftimi i së enjtes iu dha fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

“Al Nassr përgjithmonë”, tha ai në videon e njoftimit për vazhdimin e kontratës.

Kontrata e re është dëshmi se ish-sulmuesi 40-vjeçar i Real Madridit dëshiron të arrijë më shumë.

Pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve i shtoi një tjetër trofe koleksionit të tij pasi ndihmoi Portugalinë të fitojë Ligën e Kombeve të UEFA-s dhe ka lënë të hapur mundësinë se ai do të vazhdojë të përfaqësojë vendin e tij në Kupën e Botës, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Në total, Ronaldo ka fituar 28 trofe të mëdhenj me klubet dhe Portugalinë. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve me 141 gola.

Por pavarësisht golave të shënuar për Al Nassr, 99 në 111 ndeshje, ai ende nuk ka arritur të fitojë ndonjë trofe të madh në Arabinë Saudite.

Trofeu i tij i vetëm deri më tani ishte Kupa e Kampionëve të Klubeve Arabe në vitin 2023, ndërsa Al Nassr ende nuk e ka fituar Ligën Profesionale Saudite në tri përpjekje me Ronaldon në ekip.

Megjithatë, marrëveshja e tij e fundit u përshëndet nga klubi, i cili postoi një video të tij duke ecur në plazh me mbishkrimin “Historia vazhdon...” së bashku me figurë të një dhie dhe një zemre të artë.

Ronaldo konsiderohet nga shumë njerëz si më i madhi i futbollit të të gjitha kohërave, një term që shpesh shkurtohet si “GOAT”.

 

Ai dhe Lionel Messi kanë pasur një rivalitet shumëvjeçar si dy lojtarët më të mirë të gjeneratës së tyre, me përballjet që arritën kulmin kur luajtën për Madridin, përkatësisht Barcelonën.

Rivaliteti i tyre është zbehur viteve të fundit, pasi të dy lojtarët kanë hyrë në fazat e fundit të karrierës së tyre dhe po luajnë në liga më pak të njohura. Messi në vitin 2023 iu bashkua ekipit të MLS, Inter Miami.