Futboll

Rrahje ndërmjet huliganëve serbë jashtë stadiumit të Partizanit

Rrahje ndërmjet huliganëve serb stadiumit të Partizanit

Disa huliganë serb janë lënduar gjatë përleshjes që ndodhi të martën jashtë stadiumit të Partizanit. 

“Telegraf” ka raportuar se “Delije” kanë sulmuar “Grobari” përpara stadiumit. Cak i sulmit siç shkruan mediumi ishte dyqani i tifo-grupit “Grobari”.

Në video shihen disa persona të maskuar duke përdorur edhe fishekzjarrë dhe rripa.

Raportohet se ka të lënduar, ndërsa policia dhe autoritetet përkatëse nuk kanë publikuar ende ndonjë informacion zyrtar për numrin e të lënduarve ose të ndaluar.

“Delije” janë tifozët e Zvezdës, ndërsa “Grobari” tifozët e Partizanit të Beogradit.

VIDEO: