Amir Rrahmani është kthyer te Napoli në formacionin titullar pas një kohe të gjatë. Dhe me kthimin e kapitenit të Kosovës në formacion, Napoli ka fituar bindshëm po ashtu.
Napoli të premten mbrëma e mposhti 4:0 Cremonesen, kurse Rrahmani luajti titullar për herë të parë që prej 15 shkurtit, kur u lëndua në barazimin 2:2 ndaj Romës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMungoi në shtatë ndeshje shkaku i lëndimit muskulor, ndërsa në fundjavën e kaluar ishte në bankën rezervë në humbjen 2:0 nga Lazio.
Scott McTominay, Rasmus Hojlund, Kevin De Bruyne dhe Alisson Santos i shënuan golat e fitores së thellë.
Napoli forcohet në vendin e dytë me 69 pikë.
Cremonese në garë për mbijetesë, i ka 28 pikë në vendin e 17-të.