Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani: Nëse e ke përkrah Vedatin, është shtysë e madhe

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, në konferencën për ndeshjen miqësore ndaj Çekisë premton se do ta japë më të mirën e tij dhe shpreson që të bëjë paraqitje të mirë.

“Natyrisht që është ndjenjë e mirë të kthehesh këtu, kur luan me ekipin tënd. Shpresoj që të jap paraqitje të mirë nëse më jepet mundësia. Dua ta jap më të mirën. Është ndjenjë shumë e mirë që jam këtu”, u shpreh sulmuesi i Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se kanë diskutuar për këtë ndeshje. 

“Janë tre lojtarë nga ekipi im që janë ftuar nga Republika Çeke që janë ftuar për këtë ndeshje. Kemi bërë disa bisedime me ta. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ne dhe për ata”, shtoi ai.

Gjithashtu Rrahmani foli edhe për rëndësinë e Vedat Muriqit në ekip.

“Nëse e ke Vedatin përkrah është shtysë e madhe për neve. Mundet të na ndihmojë me kualitetin e tij. Mendoj që do të ishte edhe më mirë po të ishte Vedat Muriqi me ne”, tha ai.

Rrahmani, po ashtu, tha se për të është më e lehtë kur e di se si i zhvillojnë ndeshjet në ligën e Çekisë dhe si luan Kombëtarja e Çekisë. 

“Është një mundësi e mirë për mua sepse i njoh pothuajse të gjithë lojtarët që janë te Kombëtarja e Çekisë. Besoj se do të bëj paraqitje të mirë sepse mendoj se jam përshtatur mirë në ligën çeke”, shtoi ai.

Lexo përditësimet tjera
Franco Foda

Kosova do të luajë me guxim ndaj Çekisë

Kosova do të luajë me guxim dhe do të bëj lojë sulmuese ndaj Republikës së Çekisë...