Qendërsulmuesi Albion Rrahmani nuk është duke e menduar largimin prej skuadrës së Spartës së Pragës.
Rrahmani do të luftojë që ta fitojë vendin startues te Sparta. Ka pasur raportime se skuadra e Rapid Bukureshtit i ka bërë ofertë Rrahmanit që të kthehet përsëri në skuadër. Por mediumi çek “Sportëin” ka raportuar të dielën se reprezentuesi i Kosovës nuk e dëshiron kthimin në Rumani.
Vetë Rrahmani të dielën ka mohuar largimin. Ai në konferencën para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Komoreve ka thënë se ka marrë urime nga drejtuesit e klubit pas ndeshjes kundër Armenisë. Kosova fitoi të premten 5:2 ndaj Armenisë në ndeshjen miqësore në Prishtinë. Rrahmani u inkuadrua nga banka e rezervistëve dhe shënoi dy gola.
Sparta në fund të javës së ardhshme pritet të emërojë një trajner të ri dhe kjo mund t’i japë shpresë Rrahmanit që të besojë se mund të luajë startues në edicionin e ardhshëm.
Në edicionin e kaluar Rrahmani u paraqit në 19 ndeshje në elitën e futbollit çek. Kryesisht ka luajtur si zëvendësues.
Te Rapidi u transferua verën e kaluar nga Rapidi për pesë milionë euro.