Futboll

Rrahmani zbulon “armën e fortë“ të Napolit

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ka thënë se meritat për rezultatet pozitive të Napolit i kanë të gjithë lojtarët. Ai ka thënë se Napoli ka funksionuar si grup gjatë këtij edicioni.

Napoli në fundjavë shënoi fitore të rëndësishme ndaj Lecces në udhëtim. Fitorja 1:0 e ka afruar Napolin edhe më shumë me titullin e kampionit në Serie A. Në Itali kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, ndërsa Napoli është në vendin e parë me 77 pikë.

Interi është në vendin e dytë me 74 pikë.

“Ishte ndeshje e vështirë, duke ditur presionin që kishim. Por gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim. Kur të gjithë luajnë mirë, presioni është më i vogël për ne. E gjitha fillon nga sulmuesit”, ka thënë mbrojtësi Rrahmani, shkruan sajti italian “sportitalia.it” të hënën.

Rrahmani 31-vjeçar është një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.