Cristiano Ronaldo fiton gjithmonë vëmendjen e mediave botërore.
Njësoj ndodhi edhe të enjten, pasi e nënshkroi kontratën e re me skuadrën Al Nassr.
Klubi saudit njoftoi se superylli portugez ka vazhduar me skuadrën edhe për dy vjet të tjera. Ai do të përfitojë afro 185 milionë euro në vit.
Ndërkohë, mediumi spanjoll “Marca” ka shkruar më herët gjatë këtij viti se Ronaldo do të fitojë 15 milionë euro në muaj, 3.8 milionë euro në javë dhe 550 mijë euro në ditë.