Futboll

Shënohen tri gola në pjesën e parë të ndeshjes në Lisbonë

Benfica

Foto: Associated Press

Janë shënuar tri gola në pjesën e parë të ndeshjes Benfica – Qarabag. Kjo ndeshje po luhet në Lisbonë të Portugalisë, ndërsa Benfica e mbylli në favor të saj me rezultat 2:1 pjesën e parë.

Në minutën e 6-të Enzo Barrenechea shënoi për 1:0, kurse dhjetë minuta më vonë epërsinë e portugezëve e dyfishoi Vangelis Pavlidis. 

Megjithatë, Qarabagu nuk u dorëzua. Golin për rezultatin 2:1 e shënoi Leandro Andrade në minutën e 30-të.
 

Golat:

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1nirsww/benfica_21_qarabağ_leandro_andrade_30/?utm_source=share&utm_medium=web3x&utm_name=web3xcss&utm_term=1&utm_content=share_button

Qarabagu shokon Benfican në Lisbonë

1 o. më parë / 16 sht 2025 23:03
Qarabag

Qarabagu ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë të martën mbrëma. Kampioni i Azerbajxhanit mposhti Benfican me rezultat 3:2, në ndeshjen e parë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve.

Qarabagu ishte duke pësuar 2:0 deri në minutën e 16-të, por më pas shënoi tri gola për fitoren 3:2.

Enzo Barrenechea në minutën e 6-të dhe Vagelis Pavlidis në minutën e 16-të shënuan golat për Benfican. 

Fillimisht Qarabagu ngushtoi në minutën e 30-të epërsinë e Benficas në 2:1. Ndërsa, me të nisur pjesa e dytë, saktësisht në minutnë e 48-të, Qarabagu, barazoi rezultatin nëpërmjet Camilo Andres Duran Marquez. Fitoren ekipit nga Azerbajxhani ia siguroi Oleksiy Kashchuk me golin e shënuar në minutën e 86-të.