Futboll

Shkëndija, Struga e Shkupi vazhdojnë garën e fortë për titull

Shkendija FC

Shkëndija e Tetovës, Struga dhe Shkupi kanë vazhduar garën e fortë për titull kampioni në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Por ata që përfituan më së shumti nga xhiroja e 30-të që u zhvillua të mërkurën, ishin “kuqezinjtë” e Tetovës.

Shkëndija mposhti 3:2 në shtëpi Brera Strumicën dhe ka dalë në krye të tabelës me pikë të njëjta me Strugën e Shkupin, nga 58 gjithsej. 

Struga pësoi humbje në udhëtim te Tikveshi 3:2, kurse Shkupi u mposht si mysafir i skuadrës tjetër shqiptare, Gostivari, 2:0. 

Të mërkurën nga skuadrat shqiptare, fitore realizoi edhe Voska Sport, që mposhti në udhëtim Makedonija GP-në, 2:0. 

Gostivari është në mesin e tabelës me 40 pikë, kurse Voska ka 37 pikë në vendin e nëntë, pesë më shumë se Vardari që aktualisht është në zonën e plejautit.