Pas dy javësh Shqipëria e luan ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Por Shqipëria kundër Polonisë pritet të jetë pa sulmuesit kryesorë Rey Manaj, Armando Broja dhe Mirlind Daku. Të tre lojtarët janë të lënduar dhe pritet të mos paraqiten më 26 mars në Varshavë.
Daku u lëndua në fillim të dhjetorit dhe që nga ajo kohë nuk është paraqitur për Rubin Kazanin e Rusisë. Armando Broja i mungon Burnleyt nga 8 shkurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoListës së lojtarëve të lënduar i është shtuar të mërkurën edhe sulmuesi Rey Manaj.
Klubi i Manajt, Sivasspori, njoftoi se Manaj ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së majtë.
“Rey Manaj është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë, ndërsa Jonathan Okoronkwo me një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Procesi i trajtimit të Ugur Çiftçi është duke vazhduar. Ekipi ynë mjekësor po mbikëqyr me kujdes rehabilitimin e lojtarëve tanë”, shkruan në raportin mjekësor të Sivassporit.
Manaj, Broja e Daku në vitet e fundit kanë bartur barrën kryesore në sulmin e Shqipërisë.
Manaj 29-vjeçar për Shqipërinë ka luajtur 44 ndeshje, ndërsa ka shënuar dhjetë gola.
Katër gola më pak në 33 ndeshje i ka shënuar Broja 24-vjeçar, kurse Daku ka shënuar një gol në 15 ndeshje.
Në rast të fitores ndaj polakëve, Shqipëria në finalen e 31 marsit përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Suedisë.