Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skenari për titull kampioni në Angli

Premier League

Manchester City e ka fituar ndeshjen e vështirë në udhëtim te Chelsea të dielën, në kuadër të xhiros së 32-të. 

City fitoi bindshëm 3:0, dhe pas gabimit të Arsenalit të shtunën, ka bërë hap para për titull kampioni. 
Nico O’Reilly, Marc Guehi dhe Jeremy Doku i shënuan golat e fitores në pjesën e dytë. Në dy golat e parë, asistues ishte Rayan Cherki. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me fitore, City i është afruar Arsenalit lider në gjashtë pikë. Arsenali i ka 70 pikë në vendin e parë, ndërsa City i ka 64, por me një ndeshje më pak të luajtur. 
Por si mund të vendoset titulli në Premier League. 

Ndeshja e radhës do të luhet të dielën e ardhshme mes Cityt dhe Arsenalit në “Etihad Stadium”. Është ndeshje që mund ta vendos titullin. 

Nëse City fiton, i afrohet Arsenalit në tri pikë dhe nëse e fiton edhe ndeshjen e mbetur ndaj Crystal Palacet, do të barazohej me pikë në krye të tabelës. 

Ende nuk është caktuar data e saktë se kur do të luhet ky ballafaqim.  Nëse City e Arsenali përfundojnë me pikë të njëjta, do të vendoste goldallimi. 

Nëse edhe goldallimi është i njëjtë, atëherë do të ishin kriteret tjera që do të shikoheshin. Numri i golave të shënuar, përballjet e ndërsjella, golat e shënuar në udhëtime në ndeshjet mes veti janë kriteret e tjera që do të merren për bazë. Nëse të gjitha këto janë të barabarta, kriteri i fundit është që këto dy skuadra të luanin ndeshjen finale në terren neutral, për t’u përcaktuar fituesi i kampionatit.