Federata e Futbollit e Skocisë, ia ka vazhduar përzgjedhësit, Steve Clarke, deri në vitin 2030.
Kontrata e re katërvjeçare e Clarke u finalizua të enjten dhe është e vlefshme deri në Kupën e Botës 2030. Skocia është bashkëorganizatore e “Euro 2028” me Anglinë, Uellsin dhe Irlandën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam vërtet i nderuar që e udhëheq skuadrën time në Kupën e Botës për herë të parë pas 28 vjetësh dhe jam krenar që vazhdoj si trajner kryesor”, tha Clarke për Federatën e Futbollit të Skocisë.
Skocia është në grup me Brazilin, Marokun dhe Haitin në Kupën e Botës që nis më 11 qershor.
62-vjeçari është trajneri më i suksesshëm i të gjitha kohërave të Skocisë. Ai u bë selektor i Skocisë në vitin 2019.
Në tetë paraqitjet e mëparshme në Kupën e Botës, Skocia nuk e ka kaluar asnjëherë fazën e grupeve.