Finalja e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit luhet sot nga ora 18:00 në “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë.
PSG-ja, fitues në fuqi i Championsit nga viti i kaluar 5:0 ndaj Interit, synon që ta mbrojë trofeun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Arsenali e synon trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori.
Arsenali e mbylli fazën e ligës në pozitën e parë me tetë fitore nga po aq ndeshje të luajtura. Rrugës për në finale e eliminoi Bayer Leverkusenin, Sportingun dhe Atletico Madridin.
PSG-ja ndërkohë ka eliminuar Chelsean, Liverpoolin dhe Bayern Munichun.
Formacionet e mundshme:
PSG (4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, N.Mendes; J.Neves, Vitinha, F.Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Arsenal (4-2-3-1): Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Rice, Lewis-Skelly; Saka, Odegaard, Trossard; Gyokeres.
