Edon Zhegrova ka pasur vazhdimisht paraqitje pozitive për Juventusin, ndonëse vazhdon të ketë pak minuta në dispozicion.
Por pse Zhegrova nuk po luan si titullar?
Trajneri Luciano Spalletti shpjegoi gjithçka në konferencën për media pas ndeshjes të cilën Juventusi e humbi të dielën nga Napoli me rezultat 2:1.
“Kur të fillojë nga minuta e parë, do ta kuptoni se cili është problemi dhe pse nuk po fillon tani”, ka thënë fillimisht Spalletti.
Trajnerit italian i është bërë edhe një pyetje për më shumë detaje.
“Tani për tani, ai është një lojtar që mund të luajë 15 minutat e fundit dhe 15 metrat e fundit. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një ritëm të shpejtë si rrufeja” shpjegoi ai. “Megjithatë, ai ka vuajtur nga probleme serioze fizike dhe gjatë javës ai pati vështirësi të stërvitej në një nivel të lartë dhe intensiv. Dhe ne jemi të detyruar ta largojmë sepse ai ndjente pak dhimbje”.
Juventusi pati një shans për të barazuar në fund të ndeshjes me një gjuajtje nga Zhegrova. Ai hyri në fushë në minutën e 82-të.
VIDEO: 10 Minutat e Zhegrovës kundër Napolit
Zhegrova. pic.twitter.com/jv5T4hWYKl
— 🦓🤍🖤🇵🇸 (@justky_10) December 8, 2025